Vjosa Osmani: Ishte profesionist i shkëlqyer, Sulejman Gashi jetoi me gazetarinë NULL NULL 18.09.2020 14:15 18.09.2020 14:15 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Sulemjan Gashi jetonte me gazetarinë, sepse ishte profesionist i shkëlqyer. Në mbledhjen komemorative kushtuar jetës dhe veprës së gazetarit tashmë të ndjerë, Sulejman Gashi, ajo tha se kishte fat që e takonte në Shtetet e Bashkuara, njofton Klan Kosova. ”Ai e deshi jashtëzakonisht shumë këtë vend. E ëndërroi por edhe e projektoi. I mbeti ëndrra në gjysmë sikurse dhe e shumë kolegëve të tjerë të profesionit, që Kosovën që e lanë pas, ta bëjë bashkë ashtu siç deshi dhe ashtu sic ëndërronte”. ”Kisha fatin e mirë ta takoja çdoherë kur vija në SHBA. Edhe si studente, ishte afër çdoherë, por edhe si zyrtare publike – ishte çdoherë afër nesh, na udhëzonte”. ”Sot të gjithë së bashku po i themi lamtumirë njeriut që na mbajti të informuar për disa dekada nga këtu e nga SHBA, kjo si një thirrje për ndërgjegjësim shoqëror, që secili i angazhuar shoqëror të çmohet edhe në të gjallë”. ”Sulejmani jetoi me gazetarinë, por u bë lajm edhe vet. Për shkak se ishte profesionist i shkëlqyer dhe vet do të mbijetojë si i tillë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 11 orë më parë