Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vjen reagimi i Metës pasi SPAK-u përfundoi hetimet ndaj tij dhe Kryemadhit

NULL NULL
27.05.2025 14:13
Ilir Meta
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pasi SPAK ka përfunduar sot hetimet për të dhe Monika Kryemadhin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se e përshëndet përfundimin e asaj që ai e cilëson si farsë hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve.

Meta vijon më tej duke thënë se pret me padurim nisjen e gjykimit të këtij procesi, që sipas tij, ka si objektiv kryesor heqjen e vëmendjes nga krimet zgjedhore, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë ai shton se procesi gjyqësor ndaj tij, i cili do të jetë publik, do të faktojë botërisht se SPAK dhe drejtësia e re janë në duart e Edi Ramës dhe përdoren për të goditur opozitën.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI-së në SHBA, si dhe për shpenzime financiare të padeklaruara prej tyre.

 

lajme të ngjashme