“Vjehrrën e kom boss”, Rinesa flet për famën në TikTok: Jam origjinale, u pëlqeva (VIDEO) NULL NULL 23.12.2025 11:36 23.12.2025 11:36 Influencerja e njohur e TikTok-ut, Rinesa ishte mysafire në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Ajo tregoi se origjinaliteti i saj ka bërë që llogaria e saj në këtë rrjet social, të marrë hov dhe të pëlqehet nga masa. Ndër të tjera, Rinesa foli edhe për raportin që ka me vjehrrën e saj të cilën e përshëndeti edhe publikisht. “E dua shumë, është shumë bos, jemi përshtatur shumë”, tha ajo. “E kam pritur që do të pëlqehem por jo kaq shumë, sidomos dallimi më i madh në marketin e lagjes dhe kafen e lagjes, filluan njerëzit të më njihnin nga TikTok-u, jam çuditur shumë”, u shpreh Rinesa.