Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vjedhje si në filma, persona të maskuar dhe me armë plaçkisin një pikë karburanti në Prizren (VIDEO)

NULL NULL
16.07.2019 13:07

Një pikë karburanti në fshatin Piranë të Prizrenit ishte cak i plaçkitësve mbrëmë.

Pas mesnatës, rreth orës 03:15, dy persona të maskuar dhe me armë janë futur brenda kësaj pike të karburantit ku kanë kërcënuar punëtorët e kompanisë “Shell” dhe kanë arritur që të grabisin para dhe gjëra të ndryshme nga marketi.

Pamjet e kësaj vjedhjeje që më shumë i ngjan skenave të filmave i ka siguruar Tv Prizreni, njofton Klan Kosova.

Në këtë video shihet qartë se si dy personat e armatosur dhe të maskuar arrijnë në pikën e karburantit me një veturë nga e cila dalin me shpejtësi – njëri futet brenda marketit dhe tjetri qëndron jashtë.

Të dy kërcënojnë punëtorët e pranishëm me armë, madje duke i shtrirë ata edhe për tokë.

E gjithë ngjarja zhvillohet brenda pak sekondave, kur edhe të dy plaçkitësit largohen më pas me shpejtësi me veturën e tyre.

SIKUR NË FILMA AKSION, HAJNAT E ARMATOSUR DHE TË MASKUAR KRYEJNË GRABITJE NË NJË POMPË TË BENZINËS NË PIRANË

SIKUR NË FILMA AKSION, HAJNAT E ARMATOSUR DHE TË MASKUAR KRYEJNË GRABITJE NË NJË POMPË TË BENZINËS NË PIRANËPas mesnatë rreth orës 03:15 minuta të ditës së sotme, dy persona të maskuar shihen duke dalur nga një veturë dhe nën kërcënimin e armëve ndaj punëtorëve të pompës së benzinës “ Shell” në market “ Fatoni” në Piranë, grabisin gjëra të ndryshme për një kohë të shkurtër. Sipas pronarëve, një punëtor i marketit brenda kësaj pike karburanti ka marrë lëndime të lehta trupore. Po sipas tyre, grabitësit kanë marrë rreth 1000 euro dhe komplet sasinë e cigareve që ndodheshin në marketin e pikës së karburantit. Pronarët e marketit thonë se ky është rasti i dytë i kësilloj grabitjeve që vetëm në filma aksion mund të shihen që kryhen në këtë objekt afarist, ndërsa sipas tyre policia nuk ka identifikuar apo zbuluar autorët e grabitjes së parë. Gjithçka që shikoni nga këto pamje të cilat i kemi siguruar nga pronarët e marketit, vërtet i ngjajnë filmave aksion të Hollivudit.

Publiée par Televizioni Prizrenit sur Mardi 16 juillet 2019

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Policinë lidhur me këtë ngjarje.

Togeri i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë se shuma që është grabitur në këtë market nuk është shumë e madhe dhe deri tani nuk ka asnjë të ndaluar lidhur me këtë rast.

Ai ka thënë se Policia po zhvillon hetime dhe Prokuroria është njoftuar për rastin.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.