Vjedhja e 5 mijë eurove në Prizren: Hajduti zhduket pa lënë gjurmë (VIDEO) NULL NULL 06.03.2025 13:03 06.03.2025 13:03 hajni Policia në Prizren ka nisur hetimet për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur më 22 shkurt në fshatin Korillë. I dyshuari, i cili ende nuk është identifikuar, është kapur nga kamerat e sigurisë duke kryer vjedhjen në një shtëpi në rrugën “Kamber Bruti”, transmeton Klankosova.tv. Sipas denoncimit të bërë nga ankuesi, vjedhësi ka marrë një sasi ari me vlerë rreth 5 mijë euro, 100 euro në para të gatshme dhe dokumente personale. Pas realizimit të krimit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, duke kaluar pa shpejtim dhe me cigare në gojë, ndërsa kamera e ka kapur gjatë lëvizjes nëpër rrugët e Prizrenit. Hetimet për këtë rast vazhdojnë, raporton gazetari Nuhi Salihu, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM: