“Vitin tjetër garoj për kongres” – John Alite dhe rrugëtimi nga gangster në zyrtar shtetëror (VIDEO) NULL NULL 03.04.2025 11:39 03.04.2025 11:39 Ish-gangsteri John Alite ka marrë një pozitë shtetërore në New Jersey, duke bërë një kalim të papritur nga bota e krimit në atë të politikës. Në lidhje telefonike në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka shprehur ambiciet e tij për të ndihmuar komunitetin dhe për të vazhduar karrierën politike, madje edhe për të kandiduar për Kongres vitin e ardhshëm. “Në komunitetin ku jetoj për momentin, dua të ndihmoj dhe të kontribuoj për një arsim më të mirë, për të larguar drogën dhe krimin nga zona ime”. Gjithashtu, shpresoj të vazhdoj karrierën politike dhe të kandidoj për Kongres vitin e ardhshëm, veçanërisht për të trajtuar çështjen e drogës që hyn në vend përmes Meksikës”, ka deklaruar Alite, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21/06/2025
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21/06/2025