Vitia viziton Klinikën e Pulmologjisë, njofton për investime të reja NULL NULL 29.03.2023 18:02 29.03.2023 18:02 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i shoqëruar nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ShSKUK-së, Dr. Narqize Arnëliu – Hoxhaj ka vizituar Klinikën e Pulomologjisë. Ai ka dëgjuar shqetësimet e stafit dhe drejtorit të kësaj klinike, Musa Hoxha të cilat kryesisht kishin të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimin e kapaciteteve njerëzore për të ofruar shërbime sa më cilësore. “Jo rastësisht sot kam zgjedhur ta vizitojë Klinikën e Pulmologjisë dhe jo rastësisht me neve sot janë edhe miqtë tanë nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës, për të parë nevojën e ndërhyrjeve infrastrukturore në këtë klinikë. Natyrisht pa investime në infrastrukturë dhe aparaturë juve u vështirësohet puna. Por, përkundër kësaj ju keni bërë një punë të jashtëzakonshme, falë përkushtimit tuaj profesional të pakursyer”, tha ministri Vitia, i cili njoftoi se në këtë klinikë do të bëhen investime të reja me qëllim të përmirësimit të kushteve për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët, transmeton KlanKosova.tv. Nga ana e stafit shëndetësor në Klinikën e Pulmologjisë, ministri Vitia u njoftua se pavarësisht vështirësive, në këtë klinikë nuk ekzistojnë listat e pritjes dhe ofrohen shërbimet për qytetarët me intensitet të shtuar të punës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Detaje për vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri: Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes 09/04/2023