Vitia: Qytetarët do të lëvizin nga 7:00 – 22:30 ku janë të ndarë në 7 kategori NULL NULL 13.04.2020 21:36 13.04.2020 21:36 Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka prezantuar masat e reja që do të hyjnë në fuqi lidhur me parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se me orarin e ri, qytetarët do të mund të lëvizin nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 22:30, por se do të jenë të ndarë në 7 kategori të ndryshme. Sipas tij, secila kategori duke u bazuar në numrin e parafundit të letërnjoftimit do t’i ketë nga një orë e gjysmë kohë për të lëvizur në mënyrë që t’i kryejnë nevojat e tyre. “Qytetarët tani do të lëvizin nga ora 7:00 deri në ora 22:30 ku janë të ndarë në 7 kategori. Nga një orë e gjysmë do t’i takojë secilës kategori. Për shembull nga ora 7:00 deri në ora 08: 30 do të lëvizin qytetarët që kanë numrin e parafundit [nga 0 deri në 9] të numrit personal”. “Nga ora 08:30 deri në ora 09:00 do të bëhet dezinfektimi i hapësirave ku kanë qarkulluar ky grup i qytetarëve e kështu me radhë do të vazhdohet deri në ora 22:30”. Për t’u informuar më shumë rreth këtij orari, klikoni në linkun e mëposhtëm. klankosova.tv