Vitia në Deçan: Vdekjet e dyshimta nuk kanë lidhje me helmim NULL NULL 13.07.2021 13:25 13.07.2021 13:25 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se dy rastet e vdekjes në Deçan nuk kanë të bëjnë me helmim. “Fat i madh që të gjithë pacientët që janë trajtuar në QKMF në Deçan pas marrjes së trajtimit janë kthyer mirë dhe pa probleme në shtëpitë e tyre me një numër shumë të vogël të referimit në Pejë dhe fatmirësisht pa asnjë rast fatal. Dy rastet e vdekjes që i referoheni s’kanë të bëjnë me rastet që po flasim”. Ai bashkë me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, sot kanë shkuar në Deçan ku po dyshohet se janë helmuar qindra qytetarë nga uji, duke shtuar se janë aktivizuar të gjithë mekanizmat e mundshëm për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, njofton Klan Kosova. “Fat i madh që të gjithë pacientët që janë trajtuar në QKMF në Deçan pas marrjes së trajtimit janë kthyer mirë dhe pa probleme në shtëpitë e tyre me një numër shumë të vogël të referimit në Pejë dhe fatmirësisht pa asnjë rast fatal”. “Dje ka pasë një qetësim të situatës dhe bashkë me IKSHPK-në dhe organet komunale është qetësuar disi situata për t’u përkeqësuar në orët e mbrëmjes dhe më pas janë aktivizuar të gjitha mekanizmat, jo vetëm të Ministrisë, por edhe nga Qeveria që bashkërisht me kryetarin e Deçanit dhe qytetarë të bëjmë maksimumin që t’u dalim në ndihmë të gjithë qytetarëve”. Vitia ka thënë se një listë me prioritizim absolut të barnave do të trajtohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe jo vetëm me barnat e listës esenciale, por edhe me pajisje të nevojshme.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months