Vitia: Lajm i mirë, shërohet pacienti i parë me koronavirus në Kosovë NULL NULL 26.03.2020 17:54 26.03.2020 17:54 Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se sot është shëruar pacienti i parë me Covid-19 në Kosovë. Ai po ashtu ka pohuar se sot janë konfirmuar edhe 8 raste me koronavirus duke çuar kështu numrin në 79. Më poshtë statusi i plotë: Të dashur qytetarë, Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv. Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19. Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë. T’i ndihmojmë personelit shëndetësor QËNDRONI NË SHTËPI! MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA! NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË! Ju faleminderit për mirëkuptim! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.