Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vitia i propozon Kurtit ndryshimin e vendimit për lëvizjen e kufizuar

NULL NULL
27.03.2020 22:53

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas shqyrtimi të situatës nga koronavirusi, i ka propozuar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, dhe qeverisë që të bëjë plotësim – ndryshimin e vendimeve në raport me masat të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.

Ndër to edhe ndryshimin për vendimin e kufizimit të lëvizjes, njofton Klan Kosova.

”Të nderuar qytetarë,

Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me GNMI, MPB dhe ministritë e linjës, konform Planit të Veprimit Kombëtar dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas analizimit të situatës epidemiologjike, monitorimit të kujdesshëm të këtyre ditëve, posa i propozoj Kryeministrit Kurti dhe qeverisë së Republikës plotësim-ndryshimin e vendimeve në raport me masat të cilat kanë për qëllim mbrojtjen shëndetit publik.

Ndër to edhe ndryshimi i vendimit sa i përket orareve të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve. Tani ky kufizim do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 06:00.

Të dashur qytetarë,
Bashkëpunimi juaj, vetdisiplina, kujdesi dhe solidariteti janë jetike në këtë betejë.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkë në administrimin e kësaj situate.
Ju lutem që të mirëkuptoni, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e reja. Për çdo shkelje të masave të përcaktuara, do të shqiptohen dënimet konform dispozitave ligjore.

Ju faleminderit për mirëkuptim!”

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.