Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Viti: Ndjekja policore përfundon me sekuestrimin e duhanit dhe veturës

NULL NULL
09.11.2025 09:40

Policia ka bërë të ditur se gjatë një vëzhgimi afër brezit kufitar nga Maqedonia e  Veriut, ka vërejtur një veturë me targa lokale dhe nga tentimi për ta ndaluar, i njëjti ka arritur që të largohet.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Debëlldeh të Vitisë, ku i njëjti pasi është larguar dhe duhanin që e kishte të ngarkuar në veturë së bashku me veturën i kishte vendosur në një shtëpi dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Në njoftimin e policisë thuhet se malli dhe vetura është sekuestruar, përcjell Klankosova.tv.

“Me vendim të prokurorit janë dërguar në terminalin doganor. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore” thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme