Viti, ekipi mjekësor në karantinë pasi kontrolli 80 vjeçarin e kthyer nga Italia NULL NULL 13.03.2020 13:30 13.03.2020 13:30 Një ekip i Emergjencës në Komunën e Vitisë është detyruar të qëndrojë në karantinë pasi ka kontrolluar një 80 vjeçar i cili është kthyer nga Italia. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka thënë se gjendja shëndetësore e personave në fjalë është e mirë, por se duhet pritur rezultatet. “Mbrëmë ka ardhur një 80 vjeçar nga Italia dhe ka pasur probleme shëndetësore. Emergjenca e ka dërguar në Gjilan pasi kanë dyshuar për shkak se ka ardhur nga Italia”. “Ne duhet të presim deri në ora 15:00 për analizat. Natyrisht se janë ndërmarrë të gjitha masat preventive. E kemi dërguar në karantinë ekipin mjekësor që e ka kontrolluar pacientin në fjalë”. “Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, por duhet pritur rezultatet e analizave. Ndërsa 80 vjeçari ka pasur shenja gripi. Haliti ka theksuar se për t’i ndërmarrë të gjitha masat preventive në këtë komunë nevojitet ndihmë nga niveli qendror. “Na nevojitet furnizim më i madh me dezinfektues për duar, dorëza, veshje adekuate dhe natyrisht dezinfektues të emergjencës”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës 10 minuta më parë
Kosova Ish-shoferi i zv. ministrit të Mbrojtjes i kërkon Kurtit që ta shkarkojë Shemsi Sylën, rendit arsyet (DOKUMENT) 3 orë më parë