Vitamina D lehtëson dhimbjet kronike NULL NULL 24.05.2017 18:30 24.05.2017 18:30 Tableta të vitaminës D mund të ndihmojnë personat që vuajnë nga dhimbjet kronike të shpinës dhe artritin. Sipas një studimi të fundit, shtesat e kësaj vitamine gjithashtu ndihmojnë në uljen e dhimbjeve gjatë periodave dhe lehtësojnë disa dhimbje të tjera. Kjo ngaqë Vitamina D besohet që sulmon inflamacionet. Inflamacionet, përgjigja e sistemit imunitar të trupit ndaj sëmundjeve, liron proteina që i bën njerëzit më të ndjeshëm ndaj dhimbjeve. Sipas disa shkencëtarëve në Brazil, Vitamina D e kombinuar me gjumë të mirë dhe të rregullt ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve. Kjo vitaminë veçse rekomandohet për gratë shtatzëna dhe personat që vuajnë nga skleroza e shumëfishtë.