Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vit i Mbrapshtë i Realit

NULL NULL
15.05.2015 18:00
Real Madrid mbeti pa asnjë trofe këtë sezon, për arsye nga më të ndryshmet. Këto janë momentet kyqe të këtij viti.

Katër Janari ishte fillimi i ndeshjeve të vitit të ri në La Liga. Real Madrid ndeshjen e luante në Mestalla dhe këtë vit e filloi me humbje ndaj Valencias.

Ky ishte fundi i rekordit prej 22 fitoreve rresht të mbretërve dhe që atëherë gjërat kanë shkuar si mos më keq. Këtë vit Real ka luajtur 29 ndeshje, prej të cilave 16 i ka fituar, ka barazuar në 5 dhe ka dalë i mposhtur në 8 ndeshje.

Në Janar mbretërit u eleminuan në Copa del Rey nga Atletico Madrid.

Marsi ishte edhe më i keq. Real barazoi me Villareal në Bernabeu, u mposht në San Mames, për të humbur kryesimin e La Ligas dhe pothuaj u eleminuan nga Schalke në Champions.

Kthimi i Modric bëri që prilli të ecte më mirë për mbretërit. Por, dështimi i Ancelottit për të bërë rotacionet e nevojshme në ekip dhe Modric u lëndua sërish.

Maji shënoi zyrtarisht përfundimin e një sezoni pa trofe. Brazimi në Bernabeu ndaj Juventus nuk i mjaftoi Real Madridit të ecte tutje. Për me keq, ditë më parë i dhanë lamtumirën edhe La Ligas pasi barazuan me Valencian. Në fund, mbretërit i dhanë lamtumirë gjithçkaje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.