Visoka për vrasjen e Nimanit: ”Ka qenë pushkatim” (VIDEO) NULL NULL 27.02.2025 13:24 27.02.2025 13:24 Boksieri Xhavit Visoka ka folur në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova Boksieri shqiptar, Besar Nimani, u vra brutalisht vitin e kaluar në Bielefeld të Gjermanisë, duke u qëlluar me 26 plumba. Pothuajse një vit pas kësaj ngjarjeje, e cila ditën e djeshme u karakterizua me plagosje të tjera ndaj familjarëve të të dyshuarit, boksieri Xhavit Visoka ka folur në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke e cilësuar vrasjen e Nimanit si akt i një ekzekutimi të mirëfilltë. “Unë nuk them që ka qenë një vrasje, ajo nuk ka qenë thjesht një vrasje, ajo ka qenë pushkatim. E them me plot kuptimin e fjalës pushkatim”, u shpreh Visoka, transmeton Klankosova.tv. Ai shtoi se një akt i tillë do të ishte tronditës për këdo, pavarësisht kombësisë së viktimës, por fakti që bëhet fjalë për një shqiptar e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje. Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 5 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë