Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vinicius Jr e konfirmon qëndrimin e tij te Real Madridi

NULL NULL
06.04.2026 16:09

Ylli Brazilian Vinicius Jr ka konfirmuar se do të rinovoj kontratën me skuadrën spanjolle, Real Madrid.

Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ku dha të dhëna se braziliani është shumë i qetë dhe bisedimet me klubin janë duke shkuar në formën më të mirë të mundshme, transmeton Klankosova.tv.

“Në kohën e duhur do të rinovoj dhe do të qëndroj këtu për një periudhë të gjatë”.

“Real Madridi është klubi i ëndrrave të mia. Kam edhe një vit kontratë, por jam shumë i qetë. Kam besimin e presidentit Florentino Perez”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Real Madridi po përgatit për çerekfinalen ndaj Bayern Munichut në kuadër të Ligës së Kampionëve që zhvillohet të martën mbrëma.

lajme të ngjashme