Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Viktimat dhe rastet e reja me COVID-19 bien në Britani, rriten vaksinimet

NULL NULL
09.05.2021 18:41

Gjatë 24 orëve të fundit Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 1 mijë e 770 raste të reja dhe dy viktima nga COVID-19.

Sipas të dhënave të fundi mbi 35.37 milionë njerëz, ose 67.2 përqind e popullsisë së rritur në Mbretërinë e Bashkuar tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19.

Prej tyre, 17.67 milionë, ose 33.5 përqind e të rriturve, kanë marrë dy dozat e rekomanduara.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 127 mijë e 605 njerëz kanë vdekur nga ky virus në Mbretërinë e Bashkuar.

Vendi përjetoi një valë të dytë të COVID-19 që arriti kulmin në fund të janarit, por numri i infeksioneve të reja, shtrimet në spital dhe vdekjet kanë rënë që prej asaj kohe.

Kjo i është atribuar pjesërisht ndikimit të programit të vaksinimit masiv, dhe pjesërisht masave të rrepta të bllokimit që ishin në fuqi nga janari deri në mars dhe janë lehtësuar vetëm gradualisht.

lajme të ngjashme