“Viktima” e aksidentit me motoçikletë kthehet në jetë momente para se të nisë autopsia NULL NULL 08.03.2021 08:21 08.03.2021 08:21 Shankar Shanmukh Gombi, 27 vjeç, pësoi dëmtime serioze në kokë nga një aksident me motor në Mahalingapur, India, më 27 Shkurt. Ai u shtrua në një spital privat në Belgavi, ku mjekët thanë se nuk mund të bënin asgjë për të dhe i fikën sistemin e mbështetjes së jetës. Duke folur për Times of India, anëtarët e familjes thanë se spitali u kishte thënë atyre që Shankar kishte vdekur. “Ne e sollëm atë me një ambulancë të dielën në mbrëmje në spitalin qeveritar në Mahalingapur”, tha një i afërm i viktimës. “Personeli në spitalin qeveritar e deklaroi atë të vdekur dhe e dërgoi trupin për autopsi”. Një punonjës i lartë në dhomën e vdekjes i cili po përgatitej për procedurën tha që ai vëzhgonte lëvizjet. Në një ekzaminim më të afërt, ai zbuloi se ishte gjallë, shkruan Dailystar, transmeton Klan Kosova. Ishte të nesërmen kur trupi i Shankar u transferua në një spital qeveritar në Mahalingapur për një autopsi. Dr. SS Galgali i tha shërbimit indian të lajmeve Neës Minute se një turmë e madhe prej “gati 2000” u mblodhën rreth ambulancës ndërsa mbërriti duke mbajtur trupin e Shankar dhe nuk e lejuan atë të afrohej. Dr. Galgali tha: “Mjeku kujdestar nuk mund ta kontrollonte as Shankar si duhet dhe oksimetri i pulsit nuk tregonte asgjë. Duke parë këtë, turma e pakontrollueshme e çoi atë në dhomën e vdekjes ”. Ai shtoi se kur vëzhgoi “trupin” vuri re se krahët dhe këmbët e Shankar po dridheshin dhe e kuptoi se ai ishte ende gjallë. Ai urdhëroi që aparati i frymëmarrjes të hiqet nga fyti i Shankar. “Pas pak ai filloi të merrte frymë vet dhe filloi të shtrëngonte duart kur unë e godita atë”. tha ai. “Mjekët në spitalin privat kishin ushtruar “gjykim të keq” kur e hoqën atë nga ventilatori dhe e shpallën të vdekur”, tha ai. Familja është ende në pritje për të bërë një ankesë zyrtare kundër spitalit privat. Shankar tani po merr trajtim në një spital tjetër ku thuhet se gjendja e tij po përmirësohet.