“Vijnë në pranga, dalin të qetë”, pacientja më e re në Shtime 23 vjeçe e 72 më i vjetri (VIDEO) NULL NULL 16.06.2025 20:03 16.06.2025 20:03 Askush nuk ua prish terezinë. Dikush i shijon rrezet e diellit, e dikush tjetër bën një shëtitje të qetë në oborr. Secili prej tyre ka diçka me çka e kalon kohën. Pranë tyre, gjithmonë gjendet dikush nga stafi: infermierë apo kujdestarë, që nuk i lënë vetëm asnjëherë. Në Qendrën Integruese për Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronikë Psikiatrikë në Shtime, janë të strehuar 63 pacientë që vuajnë nga skizofrenia. Më e reja është 23-vjeç, ndërsa më i moshuari 72. Shumica prej tyre janë vendosur aty që nga koha para luftës. Por, ka edhe të tjerë që janë pranuar së fundmi. Por kush ka të drejtë të qëndrojë në këtë qendër? Për këtë arsye, shumica mbesin këtu për gjithë jetën. Në mungesë të familjarëve, stafi i qendrës është bërë familja e tyre e vetme. Ata kujdesen për ta pa ndalim, ditë e natë duke u ofruar jo vetëm terapi, por edhe dinjitet dhe dashuri njerëzore. Kujdesi nuk kufizohet vetëm brenda mureve të kësaj qendre. Pacientët kanë të drejtë të dalin në qytet për të pirë kafe apo për të bërë shëtitje. Mirëpo, me ardhjen e drejtorit të ri, Edon Rushiti, është vendosur që çdo dalje të bëhet gjithmonë nën përcjelljen e stafit. Të gjithë hanë dhe flenë bashkë, e për ta nuk ka asnjë rëndësi nëse dikush vjen nga komunitete të ndryshme etnike. Këtu mbizotëron qetësia. Aroma e pastërtisë ndihet që nga oborri, ndërsa gjithçka është e rregullt dhe mirëmbajtur. Psikologu Besnik Sadiku kujton se shumë pacientë janë pranuar në këtë qendër në gjendje të rënduar, shpesh me sjellje agresive, të përcjellë nga policia apo edhe të prangosur. Por falë trajtimit të duhur, sot janë të qetë e të sistemuar. Disa prej tyre janë kthyer në shtëpi. Madje edhe kanë filluar të punojnë. Qendra funksionon në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025