“Vijesti”: BIA arreston deputetin e Malit të Zi, shpërndau një video nga protesta në Beograd NULL NULL 15.03.2025 14:38 15.03.2025 14:38 Ivan Vukoviq, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi dhe deputet i parlamentit malazez Ivan Vukoviq, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi dhe deputet i parlamentit të asaj partie në këtë vend, u arrestua në Beograd. Ai u ndalua nga Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA) e Serbisë. Këtë informacion ia kanë konfirmuar medias malazeze “Vijesti” në DPS. DPS tha se një person i afërt me Vukoviqin, i cili ishte me të privatisht në Beograd, tha se anëtarët e BIA-s e arrestuan atë teksa po dilte nga hoteli “Hilton”. Një burim i “Vijesti” i cili ishte i pranishëm në paraburgimin e Vukoviqit, tha se para ashensorit i kanë pritur disa persona me uniformë dhe dy me rroba civile, të cilët janë prezantuar si anëtarë të BIA-s dhe e kanë ndaluar atë. Vukoviqi u tha atyre se ai ishte në Beograd për të shoqëruar një anëtar të familjes që ishte atje për arsye shëndetësore. Ai u shpjegoi se do të ktheheshin në Mal të Zi, por gjithsesi e kishin ndaluar. DPS tha se nuk i dinë detajet e vendndodhjes aktuale të Vukoviqit dhe se aktualisht po tentojnë të punësojnë një avokat. Vukoviq mbrëmë ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një video nga protesta në Beograd. Për arrestimin e tij, sot në mëngjes në televizionin serb “Pink” u bë thirrje nga kreu i Partisë Radikale Serbe dhe i dënuari i Hagës, Vojislav Sheshel. /Klankosova.tv