Vihet nën kontroll zjarri që shpërtheu në një veturë në qendër të Prishtinës NULL NULL 09.07.2025 16:37 09.07.2025 16:37 Është vënë nën kontroll në kohë rekorde zjarri që shpërtheu në një veturë në Prishtinë, afër ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës. Në vendin e ngjarjes dolën zjarrfikësit e Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, si dhe punonjësit e komunës. “Falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të Kryeqytetit dhe ndërhyrjes profesionale të Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, zjarri është vënë nën kontroll në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen dhe rrezikun për jetën dhe pronën përreth”. “Po ashtu, një falënderim i veçantë për bashkëpunimin dhe koordinimin me Policinë e Kryeqytetit që siguroi perimetrin dhe menaxhoi trafikun në një zonë mjaft të frekuentuar”, thuhet në një reagim të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në kryeqytet. /Klankosova.tv Pamje të reja nga djegia e një veture në qendër të Prishtinës *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 4 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 4 orë më parë