Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vihen gurthemelet për ndërtimin e dy urave mbi Ibër

NULL NULL
01.07.2025 17:22

Janë vënë gurët themeltarë për nisjen e ndërtimit të dy urave të reja mbi Lumin Ibër në Mitrovicë.

Siç raporton gazetarja e Klan Kosova nga terreni, Vesa Hoda, në ceremoni po marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetari i komunës së Mitrovicës në jug, Arian Tahiri, e zyrtarë tjerë, raporton Klankosova.tv.

Për ndërtimin e këtyre dy urave u mor vendimi para pak kohësh në një mbledhje të qeverisë.

Por, ky vendim nuk po pëlqehet nga bashkësia ndërkombëtare.

Ambasada gjermane ka thënë se qeveria në detyrë duhet të merret me çështje më urgjente, e të mos vazhdojë me ndërtimin e urave të reja. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.