Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vidovdani: Policia e Kosovës arreston një serb, ishte organizator i një grupi nga Beogradi

NULL NULL
28.06.2025 11:33
Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës ka arrestuar në Graçanicë  V.P., organizatorin e një udhëtimi pelegrinazhi nga Beogradi.

Grupi që ishte i udhëhequr prej tij, kishte të veshur bluza me mesazhe politike “Serbia e Bashkuar”, dhe me ngjyrat kuq, kaltër dhe bardhë.

Ndalimi i V.P. u bë në prani të pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Inspektoratit Policor, raporton Kossev.

Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, nuk deshi të japë sqarime për mediat lidhur me arsyet e ndalimit të V.P.-së. Ai i referoi të gjithë gazetarët tek zyra për media e Policisë së Kosovës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.