Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Vidovdani”, 17 të shoqëruar në polici – njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje

NULL NULL
28.06.2025 16:19

Policia e Kosovës ka thënë se ka ndërmarrë masat e nevojshme sot në ruajtjen e rendit publik gjatë manifestimit të “Vidovdanit”, ku ka përmendur edhe shoqërimin në polici të 17 personave që dyshohet të kenë provokuar masën, duke nxitur urrejtje.

“Policia e Kosovës, siç e ka bërë të ditur edhe përmes njoftimit zyrtar të dt. (27.06.2025), lidhur me manifestimet e “Vidovdan-it”, me kohë ka ndërmarrë masat operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar”, thuhet në postimin e Policisë në Facebook.

“Përmes ndërmarrjes së masave të nevojshme koordinuese, parandaluese dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, manifestimet kanë kaluar kryesisht qetë dhe pa incidente madhore”.

“Referuar informacioneve nga njësitet policore të angazhuara në terren, nuk është raportuar ndonjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të 17 personave në stacion policor për intervistim, të cilët kanë provokuar masën, duke kryer nxitje të urrejtjes dhe posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore”.

Policia ka njoftuar se një të dyshuarit shqiptar i është shqiptuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për veprën penale”armëmbajtje pa leje”.

“Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim të të cilëve një të dyshuari i është shqiptuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, një tjetri i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, 4 të tjerë janë liruar, kurse 11 të tjerë janë në procedurë të intervistimit”.

“Policia e Kosovës falënderon qytetaret për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, si dhe njëherit i sigurona ata se PK-ja do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.