Vidhet një veturë në Prizren NULL NULL 29.09.2025 09:07 29.09.2025 09:07 Një person në Prizren ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte të parkuar në parkingun e kompanisë së tij. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhë vetura VW që e kishte të parkuar në parkingun e kompanisë së tij. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.