Vidhet një veturë në Prishtinë NULL NULL 03.01.2026 09:24 03.01.2026 09:24 Një mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur veturën e tij me targa lokale. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë, gjatë orës 02:00 deri në 12:30. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. “Rr. Zija Shemsiu, Prishtinë 02.01.2026 – 02:00-12:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa lokale. Rasti nën hetime”, njofton PK. /Klankosova.tv