Vidhet lopa në Gjilan, i kthehet e prerë familjes (VIDEO) NULL NULL 09.06.2021 20:48 09.06.2021 20:48 Blegtori nga Shillova e Gjilanit, Shemsedin Arifi, ishte cak i hajnave, duke iu vjedhur kështu lopa që e kishte blerë së fundmi. Ai tha se lopën ia kishin vjedhur mëngjesin e ditës së djeshme. Megjithatë e gjeti pak orë më vonë në Përlepnicë, por fatkeqësisht jo gjallë, njofton Klan Kosova. “E gjeta, duke i përcjell gjurmët kah ka ecur lopa, e gjeta në gjendje të masakruar, të prerë”, tha Arifi. Megjithatë, hajnat nuk arritën ta merrnin mishin me vete. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se forcat e rendit dolën në terren dhe arrestuan një person, derisa edhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Mishi i është kthyer familjes Arifi, por sipas kryefamiljarit, kjo nuk është hera e parë që vizitohen nga hajnat. Një gjë e tillë ndodhi edhe rreth një vit me parë, ku njëri djalë i kësaj familjeje kishte pësuar lëndime trupore, duke tentuar që t’i ndalonte hajdutët. Ua mbylli derën duke lënë tri lopë në stallë, por kur u zgjua, gjeti një më pak. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024