Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt NULL NULL 13.04.2026 08:57 13.04.2026 08:57 Një vjedhje është raportuar në fshatin Mirash të Ferizajt. Sipas ankuesit, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një xhami, duke hapur derën dhe më pas kanë vjedhur arkën e bamirësisë. Përveç vjedhjes, të dyshuarit kanë dëmtuar edhe kamerat e sigurisë së objektit. Në raportin e policisë bëhët e ditur se vlera e dëmit të shkaktuar, përfshirë arkën dhe pajisjet e kamerave, kap shumën rreth 170 euro. “Fsh. Mirash, Ferizaj 12.04.2026 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hapur me forcë derën e Xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur arkën e bamirësisë dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë. Sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar (arka dhe kamerat me pajisje) është rreth 170 euro. Rasti duke u hetuar”./Klankosova.tv