Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vidhen pjesë të skulpturës të Anselm Kiefer në Francë

NULL NULL
01.12.2023 21:09
Anselm Kiefer
Anselm Kiefer

Hajdutët kanë vjedhur pjesë të një skulpture plumbi të artistit bashkëkohor gjerman, Anselm Kiefer nga një magazinë në Francë, që përfaqëson një humbje prej më shumë se 1 milion dollarë, tha një prokuror të premten.

Kiefer, 78 vjeç, është i njohur për skulpturat dhe instalimet e tij të zymta që përballen me të kaluarën naziste të vendit të tij, të cilat shiten për miliona.

Disa nga veprat e tij kanë paraqitur libra të mëdhenj të plumbit, shkruan Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Hajdutët hynë në mjediset e magazinës së artistit në qytetin Croissy-Beaubourg, në lindje të Parisit, të enjten para agimit, sipas prokurorit në qytetin e afërt të Meaux, Jean-Baptiste Bladier.

Vjedhja është e fundit që synon Kiefer-in, me vjedhjet e mëparshme që mendohet se kanë pasur për qëllim fitimin e parave të vlerës së plumbit që ai përdor, në vend të vetë pjesëve të artit.

Artisti humbi artin me vlerë 1.5 milion dollarë në një grabitje në të njëjtin vend në vitin 2016.

Kiefer luajti në një dokumentar 3D të regjisorit gjerman Wim Wenders të titulluar Anselm, i cili u shfaq jashtë konkurrencës në festivalin e fundit të filmit në Kanë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme