Vidhen para dhe stoli ari në një shtëpi në Marali të Malishevës NULL NULL 28.06.2025 08:40 28.06.2025 08:40 Në fshatin Marali të Malishevës, një person ka raportuar në polici se ka qenë viktimë e një vjedhjeje me forcë që ka ndodhur në shtëpinë e tij. Sipas raportit policor, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së tij dhe kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash të gatshme si dhe stoli ari, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent. Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet po vazhdojnë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buxhovi: Serbia e ka shfrytëzuar vazhdimisht 'Vidovdanin' për të prodhuar nacionalizëm (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova "Vidovdani", 17 të shoqëruar në polici - njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje 2 orë më parë