Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vidal si Messi

NULL NULL
08.05.2015 08:49
Shkëlqimi i tij në ndeshjen ndaj Fiorentina ngjau me atë të magjistarit Messi kundër Bayern.

Kalimi i shumpërfolur i tij në Sevilla vitin e kaluar nuk ishte i tillë edhe për nga vlera pasi ai u transefua për vetëm 3 milionë euro.

Rruga e tij për në finale është e ndryshme nga ajo e Messit apo e Neymar që gjithë karrierën kanë qenë në vëmendje të të gjithëve.

Festimi në Sanchez Pizjuan, më shumë emocioni i krijuar ishte edhe si rezultat i një loje të bukur të italianëve. Normalisht, ndeshja nuk e kishte flamurin e gjysmëfinaleve të Champions League, por nuk çaloi në shpirtin garues.

Fiorentina e Vincenzo Montellas pati goxha tentime në drejtim të portës por pa rezultat.

Italianëve do t’iu duhet një mrekulli që të kthejnë rezultatin, por nëse dikush si Aleix Vidal mund të shënojë një dygolësh në gjysmëfinale, fiorentinët nuk janë të mbaruar?

Në anën tjetër, Sevilla ndeshjen e kthimit e pret me avantazhin e fituesit, por dhe me qëllimin për të fituar garën në tërësi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.