Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Victoria ka kohë edhe për Yoga

NULL NULL
17.05.2015 08:04

Victoria Beckham është e njohur për dashurinë e saj që ka për takat e larta, por me sa duket ajo bën edhe yoga me to, dhe një yoga mjaft të vështirë.

Ajo ka qenë gjithmonë një ndër figurat më të rëndësishme në ShowBiz, poashtu edhe për mënyrën se si ajo qëndron në formë të përkryer.

Ikona e modës ka treguar fleksibilitet të pabesueshëm në Instagram, për këmbën e saj të drejtuar vertikalisht në ajër, madje të shoqëruar me takë të lartë dhe me hellanka të ngushta, ku ka bërë një lëvizje që shumica e ëndërrojnë, transmeton Klan Kosova.

Ajo shkroi: ”Është e mahnitshme se çfarë mund të bëni me hellanke, jam e eksituar që jam në Singapor”.

Ylli duhej të humbiste dasmën e shoqës së saj të Spice Girls, Geri Halliwell dhe Christian Horner të F1 të mbajtur dje pasi që ajo po punon jashtë vendit.

Ajo i ka dërguar atyre një postim me një shkrim: ” Ju dua, jam aq e trishtuar që nuk munda të jem pjesë në ditën e juaj më të veçantë në jetë”./KlanKosova

 

Geri-Halliwell-and-Christian-Horner

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.