Victoria Beckham, shembull për fëmijët NULL NULL 10.05.2015 14:55 10.05.2015 14:55 Victoria Beckham flet për jetën e saj si një nënë që punon. Këngëtarja e cila është shndërruar edhe në dizajnere të modës, thotë se që të tre fëmijët e saj, Brooklyn, Cruz dhe Harper, janë mrekullia e secilës dite të saj. Por pasi ajo punon shumë, ata shpesh i fusin shënime të fshehta në valixhe, sa herë që ajo bëhet gati për udhëtime. Victoria dhe bashkëshorti i saj David Beckham, po bëjnë të pamundurën për t’u siguruar që fëmijët të mos e marrin jetën e tyre të privilegjuar si diçka të garantuar, dhe kanë instaluar tek ta nevojën e të punuarit shumë. Ish pjesëtarja e Spice Girls, ishte njëra nga femrat e famshme e cila foli për krenarinë e të qenurit nënë në portalin e lajmeve Time To Mark Mother’s Day in America. “Ashtu si shumica e femrave që punojnë, edhe unë luftoj vazhdimisht për të qenë nënë sa më e mirë dhe shembull i fëmijëve të mi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 4 weeks