Veturat më të dashura për kosovarët: Kush mbretëron në rrugët tona? (VIDEO) NULL NULL 26.02.2025 14:51 26.02.2025 14:51 Kosovarët njihen si marakli të veturave, dhe kjo reflektohet edhe në zgjedhjet e tyre në rrugë. Nëse shikoni përreth, një emër dominon më shumë se të tjerët – Volkswagen! Me mbi 155 mijë njësi të regjistruara, ky brend gjerman është padiskutim i preferuari i kosovarëve, njofton Klankosova.tv. Pas tij, në garën e veturave më të shpeshta, vjen Audi dhe Opel, secili me rreth 37 mijë njësi në rrugët e Kosovës, tregon gazetari Enis Reçica, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Lista vazhdon me Mercedes, BMW, Peugeot dhe marka të tjera që mbushin rrugët tona çdo ditë. E kur të jeni në trafik, bëni një lojë të thjeshtë: numëroni sa Volkswagen shihni për pesë minuta! Ndiqni poashtu videon për më shumë detaje: