Vetura përplas të miturin në Tiranë NULL NULL 20.03.2023 14:34 20.03.2023 14:34 Një 13-vjeçar është përplasur nga një veturë në bulevardin “Nënë Tereza” në Tiranë . Policia thotë se i mituri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes. “B. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka aksidentuar një të mitur 13 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia, shkruan Abcnews.al. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.