Vetura godet një person në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë NULL NULL 20.08.2025 08:57 20.08.2025 08:57 Një person është goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Vragoli). Klankosova.tv mëson se një grua pasi është goditur ka pranuar tretman mjekësor. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. “Sot në orën 07:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore janë marrë me trajtimin e rastit”, ka thënë Krasniqi për Klankosova.tv.