Vetura e Albin Kurtit përfshihet në një aksident në Tiranë NULL NULL 20.10.2019 21:21 20.10.2019 21:21 Vetura e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, sot është përfshirë në një aksident zinxhriror në Tiranë ku po qëndron ai. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, ku tha se aksidenti ka qenë i lehtë, njofton Klan Kosova. “Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje të lehtë zinxhirore në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas agjendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”. Kurti në Tiranë ka shkuar për të festuar fitoren e tij në zgjedhjet e 6 tetorit me mbështetësit atje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë