Vetëvendosje: Pejës i duhet ndryshimi NULL NULL 09.10.2016 15:02 09.10.2016 15:02 Kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, bashkë me deputetin, Driton Çaushi dhe kryetarin e LVV-së për Pejën, Bashkim Lajçin, vizituan qytetin e Pejës, njofton Klan Kosova. Ymeri e Çaushi, vec Çarshisë së Gjatë dhe Tregut të Bylmetit, vizituan edhe kompaninëtë “Gruda” e “Bibita” dhe një fermë gjedhësh e një pemishte në fshatin Qyshk. “Përkundër që Peja dikur kishte një zhvillim të hovshëm të zejtarisë dhe falë pozicionit gjeografik është një vend me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim, pushtetet e pasluftës e kanë degraduar, dhe së fundi tentuan që edhe një pjesë të bjeshkëve të saj të ia falin Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes për këtë vizitë. “Pejës i duhet më shumë se kurrë mbështetja dhe zhvillimi, të cilat arrihen vetëm me ndryshimin e këtij pushteti”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21/06/2025
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21/06/2025