Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetëvendosje krenohet me punën e kuvendit, pritet edhe në sesionin pranveror (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa Sahiti 27.12.2022 20:24

Kuvendi i Kosovës po thuhet të ketë qenë shumë efektiv këtë vit.

Të paktën kështu po mburret Lëvizja Vetëvendosje duke potencuar që gjatë 2022-ës janë miratuar 102 projektligje.

Përfaqësues të saj dolën para gazetarëve, për të treguar edhe se 49 të tjera kanë kaluar në lexim të parë dhe po presin dritën e gjelbër në fillim të vitit 2023, njofton Klan Kosova.

“Ligjet e rëndësishme të miratuara përveç agjendës evropiane janë edhe ligjet e reformës në drejtësi dhe ligjet që kanë të bëjnë me komponentin e sundimit të ligjit”, tha deputet i LVV-së, Adnan Rrustemi.

Sipas shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, shumë punë pritet të ketë edhe në sesionin pranveror, me theks Kodin Civil.

“Sa i përket Kodit Civil, është një procedurë e cila pritet të trajtohet ose është në procedurë për vitin 2023. Ka pasur diskutime të shumta, por po flasim për një ndër dokumentet më të rëndësishme, atë pas Kushtetutës të Kosovës në raport me rregullimin e jetës së gjithë qytetarëve prej lindjes deri në vdekje”, deklaroi Kusari-Lila.

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e sesionit vjeshtor, derisa do të fillojë punën në javën e tretë të muajit janar në vitin 2023.

 

 

lajme të ngjashme