Vetëvendosje e propozon sot Hekuran Muratin për kryeparlamentar NULL NULL 22.08.2025 11:25 22.08.2025 11:25 Lëvizja Vetëvendosje sot ka propozuar Hekuran Muratin për kryeparlamentar. Ish kandidatja që dështoi vet herën e kaluar, Donika Gërvalla, ishte ajo që e dha emrin e Muratit. Ndryshe, seancën e kaluar, deputeti Glauk Konjufca propozoi për kryetare të Kuvendit deputeten Albulena Haxhiu. Nga 116 deputetë të pranishëm në sallë, e votuan 57 deputetë, 56 ishin kundër, ndërsa tre abstenuan. Njëjtë u votua edhe Donika Gërvalla./Klankosova.tv