Vetëvendosje deklarohet për performancën e nesërme në Prishtinë NULL NULL 27.05.2020 13:14 27.05.2020 13:14 Lëvizja Vetëvendosje e cila udhëhiqet nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka planifikuar që nesër të bëhet një provë tjetër proteste në sheshet e Prishtinës, por të njëjtën në kërkesën drejtuar policisë, e cilësojnë performancë. Ky aktivitet vie në kohën kur më së largu , deri të premten, pritet që Gjykata Kushtetuese të interpretojë ligjshmërinë e dekretit të presidentit për mandatarin për formimin e Qeverisë së re. Në një përgjigjie për Klan Kosovën, sipas Zyrtarit të Vetëvendosjes Arlind Manxhuka, kësaj here në këtë organizim pritet të mblidhen deri në pesë mijë persona. ”Kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona”, është shprehur ai. Tutje Manxhuka shton se kanë pasur në vazhdimësi kërkesa nga qytetarët për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend dhe si rezultat do ketë një provë të dytë. ”Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarë e aktivistë ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë por në përmasa më të mëdha”. Zyrtari për media nga Vetëvendosje thekson që lidhur me këtë aktivitet në sheshin e Prishtinës, qëndrojnë korrekt ndaj rregullave e udhëzimeve sa i përket situatës në kohë pandemie, njofton Klan Kosova. ”Në këtë mënyrë për të qenë korrekt dhe përbrenda rregullave e udhëzimeve me organet e rendit ne kemi dorëzuar edhe njoftimin te ta”. Kjo provë për protestë është paraparë nga ora 17:00 deri në orën 19:00, derisa, në një letër që është publikuar në media thuhet se pjesëmarrësit do të realizojnë një ‘performancë’ në sheshet ”Skenderbeu”, ”Ibrahim Rugova” dhe ”Adem Jashari”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë