Veteranët në ‘aksion’, zhvillohet xhiroja e dytë NULL NULL 20.11.2023 14:42 20.11.2023 14:42 Topi i basketbollit, fotoilustrim Në fundjavë u zhvillua xhiroja e dytë në Ligën e Veteranëve. Prishtina regjistroi fitoren e dytë, në po aq takime të zhvilluara, ku kësaj radhe mundi Trepçën me shifrat 82:77. Ndërkohë, për mitrovicasit kjo ishte humbja e dytë, pas asaj nga Vëllaznimi. Kuqezinjtë fituan sfidën e dytë, kësaj radhe duke mundur Yllin me rezultat 50:69. Për therandasit kjo ishte humbja e dytë. Peja mundi Bashkimin me 20 pikë dallim, 78:58, ku për pejanët ishte fitorja e dytë në këtë edicion, kurse për prizrenasit ishte humbja e dytë. Java 2-Liga e Veteranëve Prishtina-Trepça 82:77 Ylli-Vëllaznimi 50:69 Peja-Bashkimi 78:58