Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veteranët e ushtrisë kroate në nderim të shokëve të tyre shqiptarë

NULL NULL
17.06.2019 18:47

Veteranët e ushtrisë kroate, janë duke qëndruar për vizitë në Kosovë, me qëllim që të nderojnë shokët e tyre shqiptarë të cilët kishin kontribuar dikur në çlirimin e Kroacisë.

Në programin e pasdites në Klan Kosova, ata kanë rrëfyer momente se si janë pritur nga shqiptarët me të arritur në Kosovë apo Shqipëri.

”Do të vizitojmë komunitetin tonë të cilët jetojnë në Kosovë. Herën e fundit s’kemi  mundur por do tani do t’i vizitojmë pjesëmarrësit kroatë në KFOR. Duam të promovojmë moto-turizmim tuaj. Motoristët kanë udhëtuar afët bregdetit. Duam të shikojmë se si duken ushtarët tuaj”.

”Dua t’i falënderoj të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar për republikën e Kroacisë. Në Prizren kemi ngrënë drekë, erdhi edhe Ministri i Kulturës dhe kemi vizituar disa pjesë arkeologjike. Në vizitën e kësaj radhe ka shumë ndërtesa të ndërtuara, ka dizajne të bukura gjithandej apo më mirë thënë sikurse dizajni i bukur i studios së Klan Kosovës”.

”Po kërkojmë edhe nga veteranët nga Sllovenia jemi fqinjë të na bashkohen. Kish qenë mirë të ftojmë të gjitha klubet veterane që kur të udhëtojnë të vijnë këndej në Kosovë. Keni ëmbëlsira të mirë”, ka thënë Ivica Pandza – Orkan.

Ngjashëm është shprehur edhe miku i Pandza- Orkan, Borojevic Zladko, i cili rrëfeu edhe  momente se si me Bekim Berishën kishin ndarë bashkë shtratin ushtarak.

”Kemi ardhur tek populli juaj të cilët na kanë pritur në 20 vjetorin e lirisë. Kemi ardhur të vizitojmë kolegët tanë. Kemi fjetur me Bekim Berishën në të njëjtin shtrat  ushtarak në ’91-shin. Ndoshta jam shumë subjektiv por keni pas ju shumë trima. Ne i dimë marrëdhëniet se si kanë qenë para luftës dhe sesi kanë mbijetuar shqiptarët”.

”Ne me shqiptarët s’kemi pasur asnjë kontest mes vete. Kujtojmë Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin të cilët kanë vdekur në Drenicë. Kemi pasur një mikpritje shumë të ngrohtë në Ministrinë e Mbrojtjes, ne të gjithë ishim ushtarakë. E kemi përcjellë pritjen e Bill Clintonit, Medeleine Albrightit. Falemnderit për mikpritjen sepse shumë shqiptarë të Kosovës kanë bërë shumë për ne”.

Të mrekullueshme pritjen ndaj tyre e cilëson edhe veterani tjetër kroat Ratko Dragovic – Klek, njofton Klan Kosova.

”Ne jemi moto-klub. Me shoqatën tonë bashkëpunojmë me veteranë të tjerë dhe neve mund të na bashkohet secili që ka qenë në luftë. Gjashtë apo shtatë vjet kam drejtuar motoçikletën, më herë t s’kam pas kohë. Kur kemi hyrë në kufi na kanë duartrokitur për mikpritje si nga kufiri i Kosovës ashtu edhe në hyrje të kufirit të Shqipërisë. Ne kërkojmë partnerë nga të gjitha anët” .

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.