Veteranët e basketbollit kosovar e fitojnë turneun në Kroaci NULL NULL 08.04.2024 21:47 08.04.2024 21:47 Veteranët e basketbollit kosovar e fitojnë turneun në Kroaci Veteranët e Kosovës kanë fituar turneun në Zarë të Kroacisë. Turneu u mbajt nga 5 deri më 7 prill, derisa kanë marrë pjesë ish-basketbollistë të njohur nga Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia Veriore. Skuadra kosovare e përberë nga basketbollistë si: Edmond Azemi, Valdet Grapci, Artan Mehmeti, në ndeshjen e parë në grupe, shënuan fitore ndaj O. Ugljan me rezultat 58:44, derisa në ndeshjen e dytë fituan ndaj Zmaj me rezultat 44:37. Ndërkaq në finale shënuan fitore ndaj Vogoshtica Zadar me rezultat të ngushtë 58:57.