Veteranët duan ndryshim në ligjin për Specialen, paralajmërojnë protestë (VIDEO) NULL NULL 02.03.2017 20:28 02.03.2017 20:28 Veteranët, bashkë me familjarë të të vrarëve nëpër vende të ndryshme të Kosovës, të enjten vëzhguan punën e të zgjedhurve të popullit. Atyre dhe krerëve të shtetit ua kanë dërguar një kërkesë që të bëhen ndryshime në Ligjin për Gjykatën Speciale, i miratuar qysh në vitin 2015. Por shumica parlamentare u treguan skeptik me këtë andaj nuk ishin të gatshëm që të debatohet për ndryshime në Gjykatën Speciale . Kjo bëri që përfaqësuesit e veteranave të bëhen nervoz. Tollovia zgjati derisa shumica e deputetëve dilnin pa thënë ndonjë fjalë kundërshtimi. Pas largimit të krejt legjislativit, drejtuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së ishin në mëdyshje të rrinë apo ikin nga salla. Pas qëndrimit afër njëorësh zgjodhën versionin e dytë. E më pas me një kumtesë për medie, bënë me dije se të enjten do të mbajnë një protestë me kërkesën e njëjtë. Kronikë e Besnik Tahirit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.