Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetëplagoset një person në Drenas

NULL NULL
04.05.2025 08:44
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në Drenas.

Raportohet se një burrë atje është vetëplagosur me armë zjarri.

Nga policia nuk jepen më shumë detaje se si ka ndodhur rasti.

Siç njofton raporti 24 orësh, si pasojë e lëndimeve viktima është dërguar në QKUK, transmeton Klankosova.tv.

Sipas stafit mjekësor i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me një karikator me 13 fishekë të kalibrit 9x19mm.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”/ Klankosova.tv.

lajme të ngjashme