Vetëm një humbje dhe Slot përshëndetet me Liverpoolin NULL NULL 06.04.2026 19:54 06.04.2026 19:54 Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, po përballet me presion të madh për shkak të rezultateve të dobëta dhe dyshimeve se a është i aftë ta drejtoj klubin anglez, Liverpool, apo jo . Sipas The Daily Mail, rezultatet janë faktori kryesor për fatin e trajnerëve, por disa gabime në fushë mund ta përshpejtojnë këtë fat, transmeton Klankosova.tv. Skuadra angleze, ka mungesa të mëdha të lojtarëve, pasiqë kanë pasur telashe me lëndime të mëdha. Sidoqoftë, performanca e Liverpoolit këtë sezon ka rënë nën standardet e pritshme, një gjë që u reflektua edhe në humbjen ndaj Manchester Cityt, ku ekipi duket se pësoi një kolaps të qartë kolektiv. Kjo ndeshje e ardhshme në Paris do të jetë një test kritik për Slot, dhe një rezultat i pranueshëm mund t’i japë një mundësi të fundit për të stabilizuar ekipin, në rast të humbjes së thellë, mund të hapet rruga për përfundimin e mandatit të tij në klub.