Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetëm 3 mijë euro gjobë për shoferin që aksidentoi 4 persona (VIDEO)

NULL NULL
nga Donjeta Murselaj 05.09.2023 19:32

Për aksidentin e 25 korrikut të 2022-ës, që përfundoi me katër persona të lënduar, dy me lëndime të rënda trupore, Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj Sami Kelanit, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

55-vjeçari i cili jeton dhe vepron në Francë nuk pranoi të jepte për Kiksin versionin e tij për aksidentin që e shkaktoi. Megjithatë, emisioni ka siguruar deklaratën që Sami Kelani dha në polici ditën kur ndodhi aksidenti.

Para hetuesve policorë, 55-vjeçari deklaroi se në momentin kur ka ndodhur aksidenti ai ishte duke vozitur me shpejtësi 110-120 km/h.

Se ndihet fajtor, Sami Kelani e kishte pranuar qysh atë ditë.

Seanca për gjykimin e tij u mbajt më 19 tetor dhe Gjykata Themelore në Prishtinë, në emër të popullit, Sami Kelanin e dënoi me 6 muaj burgim, dënim i cili duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, iu zëvendësua me 3 mijë euro gjobë.

Ky aktgjykim ishte skandaloz për zonjën Merita, i biri i të cilës në atë kohë po luftonte për jetë në QKUK, për shkak të lëndimeve që mori nga aksidenti.

Në arsyetimin e saj, Gjykata konstatoi se si rrethanë lehtësuese mori pranimin e fajësisë nga 55-vjeçari, ndërkaq, ndonëse pati katër persona të lënduar, dy prej tyre me lëndime të rënda trupore, kjo gjykatë konkludoi se nuk gjeti fare rrethana rënduese.

lajme të ngjashme