Vetaksidentohet vetura e Policisë në Jashanicë të Klinës NULL NULL 04.09.2025 10:15 04.09.2025 10:15 Foto:Klinainfo Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Jashanicë të Klinës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Klankosova.tv se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës. Sipas tij, si pasojë e vetaksidentit ka të lënduar dhe dëme materiale.